Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht në orët e para të 24-orëshit me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme lokale dhe intensitet të ulët. Më pas për pjesën më të madhe të ditës mot kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta kryesisht në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi 7-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 5 deri në 24 gradë Celsius. /Telegrafi/