Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Në orët e para të 24-orëshit si dhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet te ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 9 në 26 gradë Celsius. /Telegrafi/