Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë bëri të ditur se për ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve. Mjegullinë në orët e mëngjesit nga reshjet e shiut.

Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 9 në 27 gradë Celsius. /Telegrafi/