Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënëterritori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si pasojë e masave ajrore të lagështa dhe origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira hera-herës dendura me reshje shiu me intensitet te ulet përgjatë ultësirës jugore dhe pjeserisht në pjesën qendrore.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s,duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen nga 10 në 30 gradë Celsius. /Telegrafi/