Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte terrotori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të kohës, me përjashtim të vranësirave kalimtare në jug gjatë orëve të mesditës.

Mjegullinë lokale në zonat malore dhe lugina në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 9 në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/