Moti për të hënën në Shqipëri parashikohet deri në mesditë me kthjellime dhe alternime vranësirash.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas reshjet me intensitet mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore ndërsa pas orëve të pasdites reshjet përfshijnë zonat malore të Verilindjes në lartësi mbi 300 metër, malësitë e Elbasanit në lartësitë mbi 1000 metër dhe Juglindje në lartësitë mbi 600-800 metër.
Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 5-30m/sek. Erë intensive përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre, zonat luginore por edhe qendrat urbane. Valëzimi në dete i forcës 5 dhe 6./Telegrafi/