Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kryesisht në jug, ku vranësirat parashikohen shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e mesditës pritet ndërprerje graduale e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 3-10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të ftojë shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 1 në 16 gradë Celsius. /Telegrafi/

 

Exit mobile version