Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi territorin e Shqipërisë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore me rezultat kryesor të tyre rënien e temperaturave.
Reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe intensitet (kryesisht) të ulët vijojnë edhe për ditën e Martë deri në orët e mesditës më pas ka ndërprerje të tyre në të gjithë territorin.
Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura në rënie në orët e mëngjesit.
Ditën e Premte mbi vendin tonë pritet përsëri depërtimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Në orët e pasdites reshjet lokalisht do të jenë me intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.