Këtë të premte, territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte sinoptike me dominim të motit të kthjellët si dhe vranësira në relievet malore të vendit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri era hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-16m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në bregdet: 4-14°C në vendet e ulëta 2-15°C dhe në vendet malore -7-6°C.