Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime, këto të fundit kryesisht në jug të vendit.

Në zonën e veriperëndimit parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra(me ndërprerje). Në zonën e qendrës dhe jug reshje lokale shiu me intensitet të ulët (kryesisht në formën e pikave), megjithatë nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Parashikohet mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 5 në 18 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version