Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare nga orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore në verilindje e juglindje në mbrëmje mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve, pritet të ketë mjegull e dendur/ mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit /mbrëmjes.
Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4-10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4-ballë.
Temperaturat parashikohen nga -4 në 18 gradë Celsius. /Telegrafi/