Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe pritet të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe te territorit.
Reshjet nga orët e mesditës fitojnë intensitet mesatar e në periudha afatshkurtra hera –herë të lartë kryesisht në zonën e jugut e verilindjes në formën e shtrëngatave afatshkurta. Në lartësitë mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët e mesatar ndërsa në Alpe stuhi bore ndërsa në zonat kodrinore me intensitet të ulët në formën e flokëve të borës. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve.
Era pritet të fryjë me drejtim Juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 8-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 14- 28 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6.
Temperaturat parashikohen -3 në 13 gradë Celsius. /Telegrafi/