Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët vranësira të pakta kalimtare.

Parashikohet gjithashtu prezencë e ngricave, mjegullës së dendur lokale apo mjegullinës kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Sipas parashikimeve, Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga -3 në 17 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version