Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në pjesën e parën e parë të ditës.
Mjegull e dendur lokale/mjegullinë kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor era fiton shpejtësi 12-15 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -1 në 16 gradë Celsius. /Telegrafi/