Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti, në orët e para të ditës parashikohet me vranësira kryesisht në relievet malore në veri dhe lindje të territorit. Sipas parashikimeve, më pas do të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës. Mjegull e dendur lokale / mjegullinë kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen nga -1 në 18 gradë Celsius. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version