Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe me vranësira të pakta kalimtare. Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formën e pikave. Parashikohet po ashtu mjegull e dendur lokale / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në detë të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -1 në 18 gradë Celsius. /Telegrafi/