Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme shoqëruar me masa ajrore të thata e të ftohta.

Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare e Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira mesatare kryesisht në relievet malore në juglindje e lindje të territorit. Mjegull e dendur lokale/ mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga -1 në 22 gradë Ceksius. /Telegrafi/

Exit mobile version