Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dh e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -2 në 18 gradë Celsius. /Telegrafi/