Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira e intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në zonën veriperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar. Nga orët e pasdites deri në mbrëmje në zonën e veriperëndimore, pjesërisht në qendër e pjesërisht në jug reshjet pritet të jenë të rrëmbyeshëm me intensitet mesatar e të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e pasditë era fiton shpejtësi 12-15m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen nga 1 në 22 gradë Celsius. /Telegrafi/