Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme pasi masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugor dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 9 në 26 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version