Territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim të thata me origjinë jugore.
Moti të mërkurën parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites të cilat vijnë në shtim gradual në orët e vona të mbrëmjes.
Era pritet të jetë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16m/sek.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 7 deri 25 gradë Celsius, në zonat e ulëta 9 deri 29 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare 13 deri 29 gradë Celsius. /Telegrafi/