Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore në një situatë pasfrontale.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura me këto të fundit më tepër prezente në pjesën e parë të ditës.
Deri në orët e mesditës në një pjesë të madhe të territorit reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit.
Në zonën e veriperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të izoluara dhe të dobta kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen nga 9 në 28 gradë Celsius. /Telegrafi/