Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh si dhe shtim të vranësirave mesatare deri të dendura. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të zënë pjesën më të madhe të territorit ku pritet të jenë të herë pas hershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Nga orët e mesditës në pjesën veriperëndimore reshjet pritet të jenë e me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë të rrëmbyeshëm në formën rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Reshjet humbasin territor dhe intensitet nga orët e pasdites por në pjesën veriperëndimore e jug reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 në 28 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version