Shërbimi Meteorologji Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjesht e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Në juge kryesisht në juglindje reshjet pritet të jenë hera – herës me intensitet deri mesatar.
Nga orët e mesditës reshjet humbasin territor duke u përqendruar në relievet malore kryesisht në verilindje. Nga orët e mbrëmjes e më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era parashikohet të fryjë nga kuadrati I perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Deti i forcës 1-2ballë. Temperaturat: nuk priten ndryshime të ndjeshme në vlera.
Temperaturat parashikohen nga 9 në 25 gradë Celsius. /Telegrafi/