Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Ditën e premte terriotri i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në lugina dhe në male era hera-herës fiton shpejtësi deri në 9-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen 14 në 36 gradë Celsius. /Telegrafi/

 

Exit mobile version