Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të jenë të përqendruara përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 16°C deri 31°C, në zonat e ulëta 17°C deri 37°C, në zonat bregdetare 21°C deri 35 °C. /Telegafi/

Exit mobile version