Dita e mërkurë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri njofton se moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mbrëmje pritet mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpjetësi deri ne 10-12 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 20 deri 41°C, në zonat e ulëta 21 deri 43°C, në zonat bregdetare 25 deri 39°C. /Telegrafi/