Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme masat e ajrit që qarkullojnë janë të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet të jetë alternime kthjellimesh e vranësirash. Vranësirat që në orët e para të ditës së hënë pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës në veri reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Nga orët e mbrëmjes reshjet humbasin teritorr e intensitet duke u lokalizuar përgjatë relieveve malore, më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe për shkak të prezencës së reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 10 në 29 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version