Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Ditën e enjte territori i Shqipërisë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera të ulëta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të lagështa.

Moti do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave që prej orëve të mesnatës.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1000m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 4 deri 11°C, në zonat e ulëta 6 deri 18°C, në zonat bregdetare 9 deri 18°C