Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës dhe më pas edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.

Era do të të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Temperaturat parashikohen nga 2 në 19 gradë Celsius. /Telegrafi/