Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet vranësira si dhe intervale kthjellimesh. Dita nis me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë vijës bregdetare reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet deri në mesatar. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe territor, duke u përqendruar në relievet malore në juglindje të territorit. Nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek deri nga orët e mesditës, pas orëve të mesditës era fiton shpejtësi 12-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 3 në 20 gradë Celsius. /Telegrafi/