Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpasherëshme. Në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje të dobta shiu në formë pikash përgjatë relieveve malore të vendit. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 2 në 21 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version