Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe e kthjellime. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët që prej orëve të para të mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit. Reshje bore me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.
Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri 8-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen nga -1 në 16 gradë Celsius. /Telegrafi/