Telegrafi

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe interval të shkurtra kthjellimi kryesisht në orët e pasdites. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër në pothuajse të gjithë territorin.

Reshje dëbore me intensitet të ulët deri lokalisht mesatar në Alpe, relievet malore në veri mbi 1300m dhe jug e juglindje në lartësitë mbi 1100m.

Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 10-15m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen 2 në 19 gradë Celsius. /Telegrafi/