Telegrafi

Parashikimi i motit në Maqedoni për ditët në vijim

Në Maqedoni, gjatë natës dhe nesër në mëngjes do të ketë reshje të shiut, ku në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë herë pas here shi të moderuar dhe në nivel lokal mbi 20 l/m2. Në majat më të larta malore në veriperëndim do të ketë borë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nesër pasdite vranësirat do të reduktohen pjesërisht. Temperaturat gjatë ditës do të shkojnë nga 9 deri në 17 gradë C.

Në ditët e ardhshme do të ketë mot kryesisht me re dhe relativisht i ngrohtë, me erë të moderuar nga juglindja, kurse reshjet lokale pritet të vazhdojnë përsëri të premten dhe të shtunën. /Telegrafi/