Deri në fund të ditës pjesërisht me vranësira dhe relativisht ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Pasdite dhe në mbrëmje kryesisht në pjesët veriore do të ketë dukje lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, njofton DPHM.
Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 24 deri në 30 gradë.
Në Shkup, pjesërisht me vranësira me erë të lehtë juglindore. Pasdite dhe në mbrëmje në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura deri në 28 gradë.
“Deri të shtunën do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë. Ditën e dielë do të ketë ndryshim të theksuara të motit me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe dhe bubullima. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila do të vazhdojë të fryjë edhe ditën e hënë dhe do të shkaktojë rënie të ndjeshme të temperaturës”, njoftojnë nga DPHM.