Telegrafi

​Parashikimi i motit në Kosovë, temperaturat deri në minus 9 gradë Celsius

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese.

Në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike. Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore, kryesisht ditën e shtune.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.