Gjatë paradites moti paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar bregdetin e Adriatikut ku do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar brigjet e tij nga shira të përkohshëm.
Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat verilindore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në dy vlerat ekstremale ditore.
Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare në det me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri 2 ballë. /Tvklan/Telegrafi/