Site icon Telegrafi

Parashikimi javor i motit në Shqipëri

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tregoi për Euronews Albania se kjo javë do të jetë me mot të mirë.

“Do të kemi orë të shumta me diell, kryesisht gjatë ultësirës perëndimore, ndërsa herë pas here në zonat malore do të kemi kalime të pakta të vranësirave,” u shpreh Osmani i cili sqaroi se këto vranësira mund të sjellin momente me pak shi.

Reshjet e shiut ka shumë mundësi të nisin nga e premtja pasdite, tha meteorologu. Ai shtoi se fundjava do të përfshihet nga rrebeshe afatshkurtra.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në dominimin e kthjellimeve. /Euronews Albania/

Exit mobile version