Telegrafi

Parashikimi i motit

Deri në mesditë vranësirat dhe intervalet me kthjellime do të jenë dominuese, pas mesdite do të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshëm në qendër të vendit.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të zonave juglindore të cilat do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët. Gjatë natës do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk paraqesin shumë ndryshime duke ruajtur pothuajse vlera konstante të tyre. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. /Telegrafi/