Prokuroria e Përgjithshme është në sulm kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ajo ka në dorë dy dosje “bombë”, të cilat do ta bëjnë “Euro 2016” edhe me të këndshëm , shprehet një burim i besuar në Prokurori.
Mësohet se në prag arrestimi janë një ose dy ministra të Qeverisë Rama dhe një ish-ministër i kohës së Berishës.
Prokurori i Përgjithshëm i Republikës ka dhënë urdhër të prerë për asnjë tërheqje apo lëshim ndaj fenomenit të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Një mori prokurorësh kanë punuar për dokumentimin e shpërdorimit të detyrës për një ministër të qeverisë Rama. Ndërsa, për ministrin tjetër të kabinetit dosja tashmë ka marrë formë zyrtare e pritet që kryeprokurori i Republikës ta firmos. /Koha Jonë/