Një parashikim interesant është dhënë nga video-loja “FIFA 19” për finalen e Ligës së Kampionëve, ku ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri shihet duke ia siguruar trofeun skuadrës së tij Liverpoolit.
Finalja e Ligës së Kampionëve është ofruar tashmë me Liverpoolin dhe Tottenham Hotspur që do të luajnë mes vete më 1 qershor.
Stadiumi i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, do të jetë nikoqir i kësaj përballje të madhe angleze.
Kur kjo sfidë tashmë po ofrohet, kanë nisur edhe parashikimet rreth fituesit.
Një parashikim të tillë e ka bërë edhe “FIFA 19”, të cilin e ka postuar faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve.
Aty shihet ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili është heroi i ndeshjes duke shënuar golin e fitores për Liverpoolin.
Sfida në këtë lojë ishte tek rezultati 2-2, ku më pas Shaqiri shënon për 3-2 dhe Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve.
Më poshtë mund ta shikoni vidon që e shpall Liverpoolin kampion të Ligës së Kampionëve me golin e Shaqirit. /Telegrafi/