Lojërat Olimpike ende nuk kanë nisur, por ajo që dihet është se Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të udhëheqin tabelën e medaljeve më 21 gusht, atëherë kur edhe do të mbyllet Olimpiada.
Kjo panoramë është parë prej shumë kohësh, mjafton t’i hedhësh një sy Lojërave Olimpike të vitit 2012, 2008, 2004 apo 2000. Në të shkuarën, dy superfuqive të sportit, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës i qëndronte pranë edhe Rusia, por në këtë Olimpiadë të Rios situata ka ndryshuar dhe gara për vendin e tretë mbetet ende për t’u zbuluar.
Ekonomistja gjermane Julia Bredtmann dhe Sebastian Otten nga Instituti i Ekonomisë “Leibniz” dhe Carsten Crede nga Universiteti East Anglia kanë krijuar një sistem të ndërlikuar parashikimi, bazuar në rezultatet e së shkuarës, numri i popullsisë dhe disa faktorë të tjerë.
Duke marrë parasysh goditjen e rëndë që pësoi Rusia në këtë Olimpiadë ata shohin që do të ketë një rënie me 24 medalje më pak se në 2012 dhe duke ngjitur mbi të Britaninë e Madhe.
Gjithashtu në parashikimin e Bredtman dhe të kolegëve të saj shihet edhe Brazilit në 10 vendet e para. Ata fituan 15 medalje në vitin 2008 dhe 17 në vitin 2012, por fakti që ata janë vendi organizator, ka një ndikim të madh.
Kështu Britania Madhe në Olimpiadën e Londrës shkoi në 65 medalje nga 47 që kishte një Olimpiadë më parë. Gjithmonë investimet e mëdha që bëhen nga shteti organizator konsiderohet një motivim ekstra për sportistët për t’u paraqitur sa më mirë përballë publikut të tyre.