Asteroidët, zombi dhe uria shkatërruese në fund të botës janë në kuvertë për vitin 2021, sipas filozofit francez Michel de Nostradamus, historiku i të cilit për të parashikuar të ardhmen ka qenë i saktë.
Nostradamus, i cili vdiq në vitin 1566, ka profetizuar në mënyrë të famshme ngjarje katastrofike përmes “Les Prophéties”, transmeton Telegrafi.
Shikuesi i epokës së Rilindjes aludoi në ngjarje të tilla si Revolucioni Francez, zhvillimi i bombës atomike dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Tani, lexues të afërt të veprës së tij thonë se ai parashikoi një 2021 edhe më shkatërrues se ky peizazh ferri i një viti që po kalojmë.
Në shkrimet e tij, ai përmend: “pak njerëz të rinj, shumë njerëz të vdekur”. Kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë, sipas Yearly-Horoscope: një apokalips ‘zombi’.
“Baballarë dhe nëna të vdekura nga hidhërime të pafund / gratë në zi, murtaja dhe ‘përbindësha’ dhe e gjithë bota të marrë fund”, vazhdoi filozofi, në mënyrë ogurzi.
Nostradamus gjithashtu duket se aludon në pandeminë e coronavirusit të vitit 2020 – por shkruan se viti vijues do të jetë edhe më shkatërrues, mbase duke sjellë uri në botë.
“Pas telasheve të mëdha për njerëzimin, një më i madh përgatitet”, shkroi Nostradamus.
Ai po ashtu thotë se asteroidë do godasin tokën më shumë.
Sidoqoftë, historianët shpesh theksojnë se shkrimet e Nostradamus janë tepër të paqarta – ose madje plotësisht të paqena. /Telegrafi/