Më pak se një muaj kanë mbetur deri tek fillimi i festivalit evropian të këngës, Euorosong, ku atje do të na përfaqësojnë Eneda Tarifa me këngën “Fairystale”.
Risia e garës së Eurosongut të këtij viti, i cili do të mbahet në Stokholm, përkatësisht ndryshimit të rregullës së votimit, do të bëj konkurrimin më interesant.
Më saktësisht, fituesi nuk do të dihet deri në minutën e fundit, në krahasim me vitet e kaluara, kur pas pikëve të para mund të supozohej se kush do të fiton Eursongun.
Kjo do të thotë se adhuruesit e muzikës do të kenë të vështirë të dinë fituesin, por disa bastore tashmë kanë bërë parashikimet e tyre, transmeton Telegrafi.
Kuotën më të ulët dhe mundësia më të madhe të fituar e ka Rusia, e cila ndiqet nga Franca, Australia dhe Suedia.
Në krye të top-10, sipas parashikimeve gjendet Malta, Armenia, Ukraina, Letonia, Bullgaria dhe Serbia.
Kroacia renditet e 16-ta, ndërkohë që Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi në fund të tabelës. /Telegrafi/
Kujtojmë se përfaqësuesja shqiptare, Eneda Tarifa do të prezantohet me këngën Fairystale. /Telegrafi/