Telegrafi

Parashikime të mira për ekonominë gjermane

Institutet kryesore për ekonomi në Gjermani e kanë ndryshuar shumë parashikimin për rritjen ekonomike të Gjermanisë, raporton AFP.

Sipas këtij njoftimi, ekonomia më e fortë e Evropës, këtë vit do të rritet për 2.1 për qind duke iu falënderuar çmimeve të lira të naftës, nivelit të ulët të euros dhe shpenzimeve të mëdha të konsumatorëve.

Parashikimi i bërë nga katër institute gjermane e ka rritur parashikimin nga 1.2 për qind sa kishin vlerësuarën vjeshtë rritjen e ekonomisë së Gjermanisë. /Telegrafi/