Telegrafi

Parashikime optimiste të Bankës Botërore

"Ende do të jemi dëshmitarë të rënieve të Bruto Prodhimit Shoqëror në botë, por ato do të jenë gjithnjë e më të vogla", deklaroi Zoellick në Varshavë.

Ai sot qëndron në Poloni ku me qeverinë e këtij vendi do të duhej t’i shqyrtojë rreziqet të cilat për shkak të krizës globale ekonomike i kërcënohen ekonomisë polake, dhe si do të mund të ndihmonte Banka Botërore.

Kryetari i Bankës Botërore (BB) deklaroi se është i bindur se Polonia do të jetë në mesin e shteteve të para që do të nisen në rrugën e jetësimit të rritjes ekonomike meqë tani mirë është duke dalur në krye me krizën.

BB-ja është e gatshme të aprovojë 500 milionë dollarë kredi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme përmes institucioneve financiare komeraciale në Poloni, për të cilat do të garantonte Qeveria polake. /Makfaks/