West Bromwich Albion do të presë Manchester Unitedin në një tjetër duel të vështirë për Djajtë e Kuq pas dy fitoreve rresht.
Vendi: The Hawthorns, West Bromwich
Koha: 17 dhjetor (e shtunë), 18:30
Lajmet rreth ekipeve
WBA
Jonny Evans mungoi në fitoren ndaj Swanseas në mesjavë për shkak të një lëndimi dhe është në dyshim të madh për duelin ndaj ish skuadrës. Dawson e ka kryer suspendimin, por nuk pritet të startojë, pasi Nyon dhe Brunt janë zgjedhjet e para të trajnerit në mbrojtje.
Tony Pulis sërish është pa Boaz Myhill dhe Saido Berahino për shkak të lëndimeve.
Manchester United
Henrikh Mkhitaryan mungoi në ndeshjen e të mërkurës dhe nuk pritet të kthehet deri në “Boxing Day”. Eric Bailly është po ashtu jashtë deri së paku 26 dhjetor për shkak të një lëndimi në fitoren prej 2-1 të Manchester Unitedit ndaj Crystal Palace.
Ata do të jenë të shoqëruar nga Luke Shaw edhe pse Smalling është kthyer dhe është gati për lojë, por nuk do të luajë për shkak se pritet që të inkuadrohet në pjesë të dytë nëse ka nevojë të merret me Salomon Rondon.
Anthony Martial nuk udhëtoi me skuadrën në mesjavë, por arsyeja parpa mungesës së tij nuk ishte specifikuar. Ai kthehet në formacion, përpos nëse ka marrë ndonjë lëndim.
Top lojtarët
A e dini se?
WBA ka shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit në shtëpi.
Janë shënuar së paku tri gola në katër ndeshjet e fundit të ËBA-së në shtëpi.
WBA ka fituar së tri ndeshjet e fundit në shtëpi.
Në tri ndeshjet e fundit mes WBA-së dhe Manchester Unitedit janë shënuar më pak se tri gola në të gjitha garat.
Manchester United është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit.
Analiza
Fitorja e WBA-së në mesjavë ndaj Swanseas i ka ngritur ata në vendin e shtatë në Ligën Premier dhe vetëm katër pikë prapa Unitedit.
Kjo do t’i shtyjë vendasit që të luftojnë dhe duke marrë parasysh se ata janë skuadra më në formë në Angli pas Chelseat, ata do të jenë të vështirë për t’u mposhtur.
Manchester United ka fituar dy fitore rresht për herë të parë që nga gushti pas një fitore dramatike ndaj Crystal Palaces, por lehtë nuk do të jetë ndaj WBA-së.
Parashikimi: WBA 1-1 Man. Utd