Villarreali e pret në shtëpi Real Madridin në duelin që zhvillohet në El Madrigal e që po ashtu mund të ndikojë në luftën për titull.
Vendi: El Madrigal, Vila-Real
Koha: 26 shkurt (e dielë), 20:45
Lajmet rreth e ekipeve
Villarreal
Nicola Sansone po vuan me një dëmtim, kurse Bakambu dhe Adrian pritet të startojnë përkundër rikthimit të Roberto Soldados.
Jaume Costa preferohet para Jose Angel në krahun e majt, me trajnerin Fran Escriba i cili nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga fitorja ndaj Romës në mesjavë.
Samu Castillejo pritet të ketë vendin e tij para Roberto Sorianos, përkundër faktit se italiani u rikthye nga suspendimi këtë fundjavë.
Real Madrid
Raphael Varane mungon për shkak të lëndimit, me Pepen që pritet të jetë në qendër të mbrojtjes .
Lucas Vazquez pritet që të preferohet para James Rodrgiuezit në krahun e djathtë, me Gareth Balen ende që nuk është kthyer në top formë fizike.
Karim Benzema pritet të startojë me Benzeman në krye dhe pa ndryshime të mëdha përkundër humbjes në mesjavë nga Valencia.
Top lojtarët
A e dini se?
Janë shënuar më pak se tri gola në 7 ndeshjet e fundit të Villarrealit në La Liga.
Janë shënuar së paku tri gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit të Realit në udhëtim.
Real Madridi është i pamposhtur në 12 nga 13 ndeshjet e fundit ndaj Villarrealit në të gjitha garat.
Villarreali është i pamposhtur në 9 nga 10 ndeshjet e fundit në La Liga.
Analiza
Villareali ka humbur vetëm 2 ndeshje nga 12 të fundit para tifozëve të vet dhe kjo i mban ata në garë për Evropë, pavarësisht performancave të fundit jo të mira.
Nëndetësja e Verdhë s’ka pranuar gol vetëm në një ndeshje nga katër të fundit në La Liga në shtëpi që do ta kërkojë ta shfrytëzojë Real Madridi.
Një disfatë nga Valencia në mesjavë ishte përgatitja më e keqe për Realin për këtë duel të vështirë, kurse presioni do të bartet i tëri mbi Zidanen dhe lojtarët e tij, sidomos nëse Barcelona e mposhtë Atleticon dhe merr kreun e La Ligas.
Parashikimi: Villarreal 2-2 Real Madrid