Barcelonën e pret një duel shumë i vështirë dhe tejet i rëndësishëm në udhëtim te skuadra tejet e fortë e Villarrealit.
Vendi: El Madrigal, Vila-real
Koha: 8 janar (e dielë), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Villarreal
Mateo Musacchio është kthyer pas një lëndimi në kofshë dhe do të zë vend në mbrojtjen e ekipit.
Victor Ruiz dhe Bruno që të dy kanë larguar problemet dhe pritet të startojnë.
Samu Castillejo do të luajë, kurse Pato sërish është startues në mungesë të Cedric Bakambus.
Barcelona
Jasper Cillessen është i vetmi lojtar që mungon për skuadrën mysafire, me Jeremy Mathieu që është i gatshëm edhe një herë për të startuar.
Mascherano preferohet që të startojë në vend të Umtitit, por nuk i rekomandohet Enriques që të bëjë rotacione në një ndeshje kaq të rëndësishme.
Denis Suarez dhe Andre Gomez do të luftojnë për të qenë ndonjëri prej tyre njeriu i tretë në mesfushën katalanase.
Top lojtarët
A e dini se?
Barcelona ka fituar 9 nga 11 ndeshjet e fundit në udhëtim.
Barcelona është e pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit ndaj Villarrealit në të gjitha garat.
Mes Villarrealit dhe Barcelonës janë shënuar së paku tri gola në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Villarreali ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.
Villarreali ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi.
Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Barcelonës në udhëtim.;
Barcelona ka shënuar së paku dy gola në pesë ndeshjet e fundit ndaj Villarrealit në të gjitha garat.
Villarreali ka shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në La Liga.
Barcelona ka shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.
Analiza
Villarreali ka fituar siguri në shtëpi me gjashtë fitore nga shtatë ndeshje. Në tri prej këtyre fitoreve vendasit mbajtën portën të pa prekur.
Së fundmi Villarreali humbi nga Sociedadi në Copa del Rey, por ndeshja në La Liga me Barcelonën është krejt tjetër storie.
Barcelona është e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në La Liga dhe katalanasit sot patjetër duhet që të fitojnë në mënyrë që të vazhdojnë luftën për titull.
Parashikimi: Villarreal 2-3 Barcelona